Dafina Zeqiri gjen motrën që kishte humbur prej kohësh (Foto)

Postimi i fundit i këngëtares nga Kosova, Dafina Zeqiri ishte shumë ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim zakonisht nga këngëtarja.

Me dy postime në Instastory ajo ka treguar se ka gjetur motërën që i ka humbur. Bëhet fjalë për reperen e njohur amerikane, Cardi B e cila ishte e ftuar në emisionin e komedianit Jimmy Fallon.

Në fakt ka një ngjashmëri të frikshme mes dy këngëtareve dhe mesa duket këtë e ka vënë re dhe vetë Dafina, e cila ka shkruar: Cardi B, është motra ime e humbur, ju betohem.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -