Hiti i këngëtares së njohur Beyonce, “Daddy Lessons”, është refuzuar nga stafi i Grammy Recording Academy’s Country. Pavarësisht faktit se pjesë e kësaj kënge ka qenë edhe grupi i muzikës “country”, Dixie Chicks, ashtu si edhe u pa në performancën e këngëtares në CMA Awards këtë vit, përsëri ata kanë refuzuar me pretendimin se nuk është mjaftueshëm e zhanrit “country” aq sa të bëhet pjesë e kësaj kategorie në event.

Një burim ka thënë për Associated Press se këngëtarja kishte paraqitur këngën për t’u bërë pjesë e CMA-s, por menjëherë është refuzuar. Blake Shelton dhe Dierks Bentley e kanë përkrahur këngëtaren, për të cilën shumë të tjerë mendonin se nuk duhej të ishte pjesë e një festivali “country”. Para performancës më herët të Bey-t në CMA 2016, fansat kanë shpërthyer në komente banale dhe kundër saj në rrjete sociale duke u shprehur se ky zhanër muzikor nuk është stili i saj dhe ajo nuk kishte të drejtë të merrte pjesë në një festival të tillë. Pavarësisht kësaj, ky ka qenë një vit i suksesshëm për këngëtaren, sidomos pas publikimit të albumit “Lemonade”.

Advertisement