Cristiano Ronaldo lë të gjithë stafin pa fjalë me bakshishin marramendës në restorantin grek

Ylli juventin, Cristiano Ronaldo, ka befasuar të gjithë punonjësit e një restoranti në një ishull të Greqisë dhe jo vetëm…

Teksa ishte duke kaluar disa ditë pushimi me familjen e tij në resortin “Kosta Novarino” në Peloponez, ai ka mbetur mjaft i kënaqur nga shërbimi që i është ofruar duke lënë një bakishish të majmë.

Advertisement

Lovely moments!??

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Sipas “The Sun” lojtari i ri i Juventusit ka lënë në fund një “çek” me vlerën rreth 20 mijë euro dhe ka kërkuar që shuma t’u ndahet të gjithë punonjësve në mënyrë të barabartë.

Ronaldo u nis për Itali për të përfunduar lëvizjen £100 milionëshe drejt Juventusit në Serie A, por jo para se të bënte diçka për stafin që u kujdes për të gjatë pushimeve. Sipas The Sun, Ronaldos i bëri përshtypje cilësia e shërbimit dhe s’largohej dot pa lënë diçka, si simbol mirënjohjeje.

Pas largimit nga Greqia, Ronaldo po përgatitet për një jetë të re në Itali. “Nuk jam i mërzitur që po largohem nga Real Madrid. Jam këtu sepse dua të sfidohem,” tha ai në një konferencë për shtyp.