Artistja duket sikur i është kthyer natyrës, në një mënyrë shumë të thjeshtë. Është e ulur, e zhveshur në një fushë e mban shtrënguar fustanin e saj të mëndafshtë. Të vetmit aksesorë janë një varëse dhe një byrzylyk. Ky është singëlli i parë nga albumi i ri LOUD që do të publikohet në muajin Nëntor. Ndërkohë singëlli ONLY GIRL (IN THE WORLD) do të fillojë të shitet në iTunes që prej 21 shtatorit. A do të jenë tingujt e albumit të ri të Rihanna-s po kaq të butë sa kjo foto?