Coldplay lançojnë këngën e verës

Tuesday, December 16, 2025

Kjo është mënyra që Coldplay, kishin zgjedhur të njoftonin në faqen e tyre zyrtare publikimin e një hiti të ri me titull “Every Teardrop Is A Waterfall”. Kënga ka filluar të shitet në mënyrë dixhitale që prej të premtes, 3 qershor në orën 13, përveç Mbretërisë së Bashkuar ku u publikua rreth mesnatës së mbrëmshme (datë 4-5 qershor). “Nga e premtja singëlli i ri do të transmetohet në faqen zyrtare të grupit në internet e po ashtu do të luhet në Rock Im Park”,- kanë premtuar Chris Martin e shokë. Coldplay kanë arritur të vendosin një rekord: brenda një viti të vetëm kanë shitur më tepër se 40 milionë kopje të albumit të tyre “Viva La Vida Or Death And All His Friends” në mbarë botën. Për të gjithë ju që jeni kuriozë të dëgjoni këtë singëll të ri ju ftojmë t'a shijoni pak më poshtë.


 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -