Shumë tension ka mes fansave të grupit. Gjithçka nisi mbrëmjen e 26 Nëntorit kur Parlophone Records (shtëpia diskografike e grupit) ka publikuar një tweet ku prezanton grupin e ri Los Unidades. Në postim ka edhe një foto që shfrenoi fantazinë e fansave, ku duket se ka disa referenca të Coldplay.
Në foto janë 5 persona që kujtojnë shumë Chris Martin me shokë. Veç kësaj shkrimi “Y02LPAC81ODL” është anagrama e Coldplay 2018.
Parlophone Records are delighted to present new signing #LosUnidades pic.twitter.com/TZWr5ilJXu
— Parlophone Records (@parlophone) November 26, 2018
Thuhet se pronarët e markës Los Unidades janë pikërisht 4 anëtarët e grupit Chris Martin, Jon Buckland, Guy Berryman dhe Will Champion.
Ndërkohë në rrjet thuhet gjithashtu se Parlophone Records do të bëjë një tjetër lajmërim këto ditë. Nuk dihet nëse këto hipoteza do të konfirmohen apo hidhen poshtë…
Gjithsesi veç të tjerave këto ditë ish përfolur se 2019-a do të ishte viti i rikthimit të Coldplay në studio. Na duhet veç të presim…