Cizmet super sexy, bashkëpunim Rihanna-Blahnik

Rihanna në daljen e saj për kopertinën e Vogue, ka njoftuar se do të ketë një bashkëpunim me mjeshtrin e këpucëve Manolo Blahnik.
Në foto, këngëtarja ka veshur cizmet e preferuara nga koleksioni ndërsa i ka thënë gazetares Emily Sheffield se kushdo që do të veshë një prej 6 palëve të këpucëve duhet të bëjë kujdes.
“Ditën që do të shoh dikë në rrugë me këpucët e mia do ta ndjek nga pas për ti kërkuar një selfie”, ka thënë këngëtarja, duke këshilluar njëkohësisht që këto këpucë të mos vishen në takime romantike.
“Megjithatë varet se si dëshironi që të përfundojë takimi”, ka vijuar ajo duke qeshur.
“Këto janë cizme të rrezikshme. Nëse do të flesh e vetme në krevatin tënd, më mirë mos i vish. Po i veshe, do të të rrëmbejnë. Janë cizme të rrezikshme!”

Advertisement