Çiljeta Xhilaga dallohet për çiltërsinë e saj në çdo dalje publike, duke mos hezituar të flasë dhe për jetën e saj private.
Këngëtarja ka rrëfyer që në fillimet e rrugës artistike që është fëmijë i vetëm dhe nuk ka as motër as vëlla.
Por Çiljeta pavarësisht se është fëmijë i vetëm ndjehet krenare dhe e lumtur për dy kushurinjtë e saj, pikërisht dy djemtë e xhaxhait që këngëtarja i konsideron pjesë të familjes së saj, ndaj ajo u ka dedikuar një falenderim special në një foto të postuar në Instagram së fundmi.
“Zoti nuk me bekoi në këtë jetë të kisha një moter apo nje vëlla por gjithsesi ndihem e bekuar që kam dy djem xhaxhai që gjithmonë kanë bërë rolin e vëllait të madh në jetën time duke më mbrojtur si më të voglën femër të familjes Xhilaga. Jam me fat që ju kam Tani vendin tim e ka zënë Fernando i bekuar nga dy kushurirat në vend te motrave“, shkruan Çiljeta.