Krahas shumë personazheve të njohur kudo në botë, edhe Kate Middleton ka vendosur që ta ndajë me të gjithë momentin e vaksinës në shenjë solidariteti për t’u vaksinuar. Kate Middleton ka marrë dje dozën e parë të vaksinës anti-Covid dhe pas fotos së postuar në Twitter, ka shkruar:
“Dje mora dozën e parë të vaksinës anti-Covid në Muzeun e Shkencës në Londër. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjithë që kanë qenë pjesë në këtë proces. Faleminderit për çdo gjë që po bëni.”
Dukesha nuk ka treguar se cilën vaksinë ka zgjedhur për të bërë, por në Britani janë në dispozicion të gjitha vaksinat e prodhuara, duke përfshirë dhe atë të kompanisë ‘Johnson & Johnson’, e cila u miratua e fundit.
Nga të dhënat e publikuara, është shteti që ka bërë më shumë progres në procesin e vaksinimit, teksa 38 milion qytetarë kanë marrë një dozë të vaksinës anti-Covid dhe 20 milionë të tjerë kanë marrë dozën e parë. Pritet që së shpejti të miratohet dhe fillimi i procesit të vaksinimit për adoleshentët mbi 12 vjeç.