Kur ne na pëlqen një këngë dhe duam t’i gjejmë titullin, në moment na shkon në mendje aplikacioni Shazam.
Aplikacion i famshëm mund të gjejë titullin e çdo kënge të cilën e dëgjon duke e regjistruar një melodi të saj.
Ka më shumë se 200 milion njerëz në muaj të cilët e përdorin për identifikimin e këngëve që nuk i dinë titullin.
Kënga më e kërkuar e të gjitha kohërave në këtë aplikacion rezulton të jetë kënga “Dance Monkey” e këngëtarit të muzikës australiane Tones And I.
Pikërisht kjo këngë është kërkuar plotë 36.6 milion herë.
Kënga kaloi 11 javë duke u renditur në numrin një në Mbretërinë e Bashkuar në fund të vitit të kaluar dhe kryesoi në top listat në 29 vende të
tjera.