Ata janë konsideruar si një nga çiftet më të bukur të showbizit ndërkombëtarë dhe kanë krijuar një familje shumë të bukur.
Po flasim për Adam Levine dhe partneren e tij Behati Prinsloo të cilët janë bërë prindër për herë të dytë pas ardhjes në jetë të një tjetër vogëlusheje. Dyshja e njohur kanë zgjedhur edhe një emër mjaft të veçantë, duke e quajtur atë Gio Grace.
Ky moment i lumtur për çiftin vjen vetëm pak pasi këngëtari Adam Levine deklaroi se pas një periudhe të gjatë, kishte ardhur momenti që ai të bënte një pauzë nga spektakli “The Voice”, ku mban karrigen e trajnerit prej disa edicionesh.