Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë ndër çiftet më të përfolura kohët e fundit. Pas festës së beqarisë, e cila u diskutua në çdo detaj, ata kanë mbajtur edhe dasmën këtë fundjavë. Ceremonia është kryer sipas traditave indiane dhe fillimisht kanë mbajtur cermoninë Mehendi. Çifti ka postuar foto nga ceremonia, ku nusja kishte veshur një “sari” shumëngjyrësh, ndërsa dhëndri, një kostum të bardhë.
“Një nga gjërat më të veçanta të lidhjes sonë është bashkimi i dy familjeve që duan dhe respektojnë besimet dhe kulturën e njëra-tjetrës. Gjithashtu, organizimi i dasmës sonë me përzierjen e të dyja kulturave ishte i mrekullueshëm. Një pjesë e rëndësishme e dasmës për një vajzë indiane është Mehendi. Edhe një herë ia dolëm dhe ishte një festë, të cilën të dy e kishim ëndërruar”, -kanë shkruar edhe Nick edhe Priyanka në fotot që kanë postuar nga ceremonia Mehendi.
Tani mezi po presim për fotot e dasmës!