Ciara nuse

Tani që solli në jetë djalin e saj Future Zahir, Ciara po merret me “produksionin” e radhës: martesën me reperin Future. Këngëtarja shfaqet në kopertinën e Gusht/Shtator të revistës BRIDES (Nuset) dhe duket e merekullueshme. Në intervistë, mamaja e re ka treguar diçka rreth martesës dhe se si e ka takuar të dashurin e saj. Ja disa pasazhe nga kjo intervistë:

Vendi ku do të kryhet ceremonia do të jetë brenda apo jashtë?
“Brenda dhe me kravata të zeza. Përsa i përket ngjyrave nuk më pëlqejnë ato ndezurat. Më pëlqen e bardha dhe e zeza, një zgjedhje klasike dhe e pastër”.

Advertisement

Argëtimi me miq të famshëm:
“Disa nga miqtë tanë do të këndojnë dhe do të kemi një DJ fantastik. Do të luhet muzikë e mirë e vjetër soul miksuar me gjëra të reja. Dua që njerëzit të thonë “kjo është kënga ime” tërë kohës”

Cfarë kuptimi ka për të martesa:
“Të rriturit e një fëmije së bashku, të udhëtuarit botën së bashku dhe krijimi i momenteve të reja… E dashuroj faktin që nuk më duhet të mendoj dy herë për çka jam duke bërë në jetë, sepse jam duke e bërë për njeriun që dua më shumë… E di që edhe ai bën të njëjtën gjë në këmbim”.

Si e ka takuar të fejuarin e saj Future:
“Shtëpia jonë diskografike n’a takoi. Shkova në studio për të punuar. Ai ishte shumë i qetë dhe i ëmbël, një xhentëllmen i vërtetë. Tani është miku më i mirë në botë, është partneri im”.

Ciara nuse