Cheryl Cole martohet ne fshehtësi

Këngëtarja britanike dhe gjyqtarja e X-Factor Cheryl Cole është martuar me të dashurin e saj francez Jean-Bernard Fernandez-Versini në fshehtësi të plotë në fillim të muajit. 31 vjeçarja e ka bërë lajmërimin në mënyrë që të ndaloheshin spekulimet e mëtejshme me jetën e saj private. Çifti frekuentohej prej vetëm tre muajsh dhe janë martuar në ishullin privat të Mustique. Cheryl postoi një foto të unazës së fejesës në faqen e saj zyrtare: “Zakonisht nuk flas për jetën time private, por për t’i dhënë fund spekulimeve do të doja të ndaja me ju këtë lajm të lumtur. Unë dhe Jean-Bernard u martuam në 07.07.2014. Jemi shumë të lumtur dhe të ekzaltuar për fillimin e një jete të re së bashku”,- ka deklaruar këngëtarja për britaniken THE SUN.

Kujtojmë se Cheryl u nda nga bashkëshorti i saj i parë Ashley Cole në 2010-ën dhe më pas u lidh me balerinin Derek Hough dhe Tre Holloway përpara se të binte kokë e këmbë në dashuri me biznesmenin 33 vjeçar Jean-Bernard. Jetë të lumtur për çiftin!

Advertisement

Cheryl-Coles-ring