Ciara dhe Russell Wilson janë dhënë pas jetës romantike me njëri-tjetrin!
Këngëtarja mësohet se është lidhur me futbollistin e Seattle Seahawks, por edhe pse në një lidhje prej pak kohësh, të dy janë shumë të lumtur.
“Ende është në fillimet e lidhjes. Ajo mendon se ai është shumë xhentil dhe i pëlqen shumë të dalin së bashku. Për të dy është një lidhje shumë e bukur”, ka konfirmuar një burim pranë ciftit.
Edhe pse të dy për momentin janë të ngarkuar me punë, duket se kjo lidhje nuk do të përfundojë me kaq, pasi të dy dëshirojnë të vazhdojnë më tej për të parë se si do të shkojë.
Ciara ka qenë e kujdesshme mos të flasë për jetën e saj private as në intervistat më të fundit që ka dhënë.
Megjithatë ajo ka folur gjithnjë për djalin e saj 11-muajsh të cilin e quan “gëzimi më i madh i jetës”.
Por sipas burimeve edhe Wilson i ka shumë përzemër fëmijët.
Duken si themele të forta për të krijuar një lidhje serioze.