Christina Aguilera – Your Body

Christina_Aguilera_Your_Body_cover_artwork“Your Body” është kënga më e fundit e artistes amerikane Christina Aguilera, marrë nga albumi i saj i shtatë me titull “Lotus”.

Kënga është shkruar nga Savan Kotecha, Max Martin, Shellback dhe Tiffany Amber, ndërkohë që me produksionin është marrë Martin dhe Shellback. “Your Body” është singëlli kryesor i albumit të ri të Aguilerës dhe u transmetua për here të parë nëpër radio më 14 Shtator për t’u publikuar më pas në mënyrë dixhitale më 17 Shtator. Kënga është e rrymës R&B dhe elektro-pop me naunca dubstep-i. Teksti flet për seks anonim dhe Aguilera kërkon të kalojë një natë me djem të panjohur.

Advertisement

Singëlli ka marrë vlerësime tejet pozitive nga kritika. Padyshim është lëvduar së tepërmi vokali i fuqishëm i artistes dhe këngën e kanë quajtur si “të freskët, seksi, shumë të kapshme dhe një himn klubesh”. “Your Body” debutoi menjëherë në vendin e 34-t në klasifikimin Billboard Hot 100 dhe në klasifikimin kanadez Canadian Hot 100 në vendin e 13-të. Gjithashtu rezultoi e suksesshme edhe në Danimarkë, Finlandë, Gjermani, Zelandën e Re, Spanjë dhe Zvicër.

Një video u realizua për të shoqëruar këtë singëll rikthimi të Aguilera-s. Xhirimet u bënë në Los Angeles dhe mbajnë regjinë e Melina Matsoukas. Videoja e tregon Christina-n si një vrasëse meshkujsh (ajo i vriste pasi i joshte). Veç aktit të vrasjes në video është përpjekur që të minimizohet dhuna duke zëvendësuar gjakun me bojë blu apo karamele ngjyrë rozë. Videoja ka marrë më së shumti komente pozitive nga kritikët, të cilët kanë vlerësuar lojën dhe sensin e humorit të Christina Aguilerës, madje e kanë quajtur si një nga videot e saj më të mira deri më tani. E nëse nuk e keni parë klipin e YOUR BODY dhe këto vlerësime të kritikës ju bënë akoma më kuriozë/e, ja tek e keni ☺ Enjoy guyssssss….