Diva e muzikës ka pak kohë që nuk është aktive me projekte muzikore, po sigurisht vokali i saj mbetet po ai dhe kjo video e vërteton.

Emisioni “Late Late Show” me James Corden kishte të ftuar yllin e muzikës pop në “Carpool Karaoke”.

Advertisement

Teksa Aguilera këndonte disa nga këngët e famshme si “Fighter”, “Genie in a Bottle”, “Dirrty”, në një moment u shfaq dhe aktorja Melissa McCarthy.

Përveç zërit të saj mahnitës, gjatë intervistës diva na zbuloi dhe disa detaje që nga koha e Disney për pëlqimet e asaj kohe. Brintey Spears dhe Christina kishin një lloj tërheqjeje për Justin Timberlake, ndërsa Ryan Gosling pëlqente Britney-n.

Ndiqni videon e plotë edhe për disa leksione kantoje.