Chris Brown xheloz për lidhjen e re të Rihannës

Rihanna dhe Travis Scott tashmë po dalin hapur në publik me njëri-tjetrin dhe ky fakt e ka bërë tepër xheloz ish-të dashurin e këngëtares, Chris Brown.

Një burim i tha Hollywood Life se rreperi amerikan nuk ka dashur të qëndrojë në festat ku ndodhej edhe Rihanna, kjo për shkak se ai nuk preferon ta shohë atë në krahët e një mashkulli tjetër. Po i njëjti burim ka thënë se ai nuk ka asgje personale me Travis Scott.

Advertisement

Dy këngëtarët, edhe pse nuk u ndanë mirë nga njëri-tjetri vijonë të mbajnë kontakte.

Kohë më parë, në media u përfol se edhe këngëtarja 27- vjeçare u frikësua kur dëgjoi për bashkëpunimin në muzikë mes Rita Orës dhe ish-të dashurit të saj Chris Brown. Rihanna tha se mes tyre mund të lindte një romancë e re dhe kjo e trembte.