Chris Brown poston fotografi të të bijës

Chris Brown ka postuar një tjetër foto të së bijës.
Rreperi 25 vjecar e ka ndarë fotografinë e Royalty me fansat e tij në Instagram.
Edhe pse nuk duket tamam fytyra e vajzës, në të duket qartë profili i saj si edhe kapëset e flokëve në formë fluturash.
Chris ka shkruar thjesht “Ajo… ❤.”
Në fakt nuk ka shumë kohë që rreperi ka konfirmuar se është baba i një vajze, por sipas burimeve pranë tij, kjo nuk ka ndodhur sepse ai donte ta mohonte këtë gjë. Ai thjesht ka dashur që jeta e tij të mbetet personale.
“Chris nuk e ka mohuar ndonjëherë se kishte një vajzë. Ai gjithnjë e ka pranuar, vetëm se tani po njofton publikun.”
Tani që ai ka pranuar botërisht atësinë, duket se është i hapur edhe që të flasë më tepër për marrëdhënien me vajzën, Royalty, dhe mamanë e saj, Nia.
“Cdo gjë shkon më së miri”, tregon burimi i brendshëm.
“Chris madje dëshiron që Royalty dhe Nia të shkojnë të jetojnë në California, që të jenë më pranë tij.”
Megjithatë nuk ka ndonjë histori dashurie mes të dyve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -