Këngëtari Chris Brown akuzohet se ka goditur modelen Liziane Gutierrez pasi ajo nxorri telefonin e saj në një festë private dhe i bëri një foto artistit.
Ngjarja ndodhi në hotelin Palms në Vegas dhe modelja braziliane pretendon se Chris e goditi e më pas i mori telefonin.
Gutierrez u pa tek largohej nga hoteli duke u munduar të fshehë syrin e nxirë, ndërkohë që policia është munduar të hyjë në dhomën e Brown por nuk është lejuar sepse sipas stafit të hotelit Chris ishte larguar tashmë.
Pas publikimit të një fotojë ku Gutierrez e krahasuar shpesh si Kim Kardashian, tregon syrin e nxirë, Chris reagoi në një video të postuar në Instagram.
“Nuk e di çfarë kërkonte ajo. Ajo erdhi në Vegas në dhomën time dhe ishte shumë e shëmtuar për të hyrë brenda. Unë do të bëhem shumë i pasur pasi të paraqes gjithë paditë për këta njerëz të çmendur që vazhdojnë të gënjejnë për mua’’, u shpreh këngëtari.
Në 2009 Brown u përball me një proces gjyqësor pasi dhunoi ish të dashurën e tij, këngëtaren, Rihanna.