Bar Rafaeli në pritje të fëmijës së parë

Viti 2016 vjen me ndryshime të mëdha për Bar Rafaeli.

Top modelja e njohur ka konfirmuar për të gjithë miqtë dhe fansat e saj se është shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të parë.

Advertisement

Duke postuar në Instagram foton e një testi shtatzënie pozitiv, modelja izraelite e ndau lajmin e mirë me 2,1 milionë fansat e saj.

Pak muaj më parë 29-vjeçarja u martua me të dashurin e saj, biznesmenin 40-vjeçar Adi Ezra.