Ajo është duke punuar me Diane Warren, që ka shkruar edhe një nga këngët e Cher për “Burlesque” me titull YOU HAVEN’T SEEN THE LAST OF ME. “Nuk do të jetë në stilin e BELIEVE. Do të jetë me më shumë instrumenta të vërtetë, me kitara e gjëra të tilla. Nuk mund t’i përcaktoj një rrymë. Për momentin kam marrë disa materiale të cilat po i mësoj, ndaj siç mund t’a kuptoni jam ende në hapat e parë”,- ka thënë Cher. Do të ishit kuriozë t’a dëgjonit këtë artiste me një stil të ri muzikor?