Ditën e djeshme këngëtarja, Orgesa Zaimi publikoi lajmin e fejesës së koleges dhe mikeshës së saj Kamela Islamaj me DJ-n italian Truman.

Megjithatë, në emisionin e mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio, vetë Kamela konfirmoi se ajo dhe Truman janë fejuar tre vite më parë, por unaza erdhi pak me vonesë. “Megjithatë, mesa duket Orgesa është ekzaltuar shumë nga ardhja e unazës dhe e ka publikuar në rrjetet sociale.”,- u shpreh Kamela.

Advertisement

Në këtë mënyrë të gjitha mediat e morën të mirqenë se këngëtarja u fejua dje.

Do mendoni ju si nuk e morëm vesh që Kamela kishte tre vite e fejuar?! Normale që s’kishim si e merrnim vesh, sepse nuk ka pasur unazën në gisht.