Chaud Patate/ Jo vetëm hite, Mixey zbulon jetën private (Video)

I ftuar sot në emisionin më energjik të mëngjesit “Chaud Patate”, në ENERGY Radio me Suada Dacin dhe Rudin Dedën ishte producenti mjaft i njohur kosovar, Mixey.

Me siguri keni dëgjuar gjithë hitet e tij në bashkëpunim me artsitët më me zë, përmendim këtu “E Dehun”, “Hatixhe”, “As Ni Gote”, “Liri”, etj, por nuk iu ka ndodhur shpesh të dëgjoni për jetën e tij private.

Advertisement

Ndryshe nga puna e tij, në jetën e përditshme, Mixey përpiqet të jetë sa më modest e me këmbë në tokë. Jeton vetëm, gatuan vetëm, lëviz me biçikletë, me pak fjalë një djalë për shtëpi. E teksa radha e vajzave mund të jetë duke u shtuar pas këtyre që lexuat, ju themi se… ose më mirë e thotë vetë ai: “Po [jam i dashuruar]”, me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

Lind pyetja, si duhet të jetë vajza e tij ideale? E gjatë? E shkrutër? Bionde? Brune? Asnjë nga këto, për DJ-in e rëndësishme është ana shpirtërore. “Përderisa ke anën shpirtërore dhe je i kënaqur me anët e tjera, një lidhje besoj se është e kënaqshme”, shpjegon ai.

E duke qenë se lidhja e tij është e qëndrueshme dhe ka një mirëkuptim në çift, zbuluam se personi i tij i zemrës nuk ka lidhje me showbiz-in. Ndoshta më mirë kështu!