Emisioni më i nxehtë i mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio vazhdon të diskutojë tema të ndryshme çdo ditë me publikun, i cili është protagonisti kryesor.

Tema e ditës së djeshme ishte mjaft tërheqëse, çka bëri që pjesmarrja e publikut të ishte e madhe me opinione të ndryshme.
“A ju bezdis dalja e shpeshtë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në televizion?”

Advertisement

Pas shortit që bëhet çdo mëngjes nga moderatorët për të mbajtur një qëndrim rreth temës, moderatorja e “Chaud Patate”, Rudina, u pozicionua “pro” daljes së Kryetarit të Bashkisë në media, duke u shprehur se për aq kohë sa ai punon, duhet ta promovojë punën e tij. Nga ana tjetër, Florit i ra të qëndronte “kundër”, duke u shprehur se ai që punon nuk ka pse të dali aq shpesh në TV, pasi puna që duket s’ka nevojë të reklamohet.

Interesant ishte dhe mendimi i publikut, të cilët sipas sondazhit në faqen “nrgalbania” në Instagram, u ndanë me 63% pro daljes së tijë në media dhe 37% kundër.
Shumica mesa duket e duan “lali Erin” dhe nuk mërziten ta shohin në televizor çdo ditë. Nëpërmjet mesazheve, ata thanë se nëse dikush nuk pëlqen ta ndjeki kryebashkiakun në daljet e tij televizive, është shumë e thjeshtë të ndryshojnë kanalin, pasi sot kanë shumë mundësi zgjedhjesh.

Ndërsa pjesa tjetër që futej në kategorinë “kundër”, u shprehën se janë lodhur duke e parë “lali Erin” kudo. Mbi të gjitha i bezdis fakti që ai del në disa televizione njëkohësisht, duke e cilësuar dhe si “magjistar”.

Tani me siguri nëse “lali Eri” ka ndjekur emisionin ose nëse nëse lexon këtë artikull do të bindet më shumë që të dalë në media sa më shpesh meqënëse dhe publiku e do.