Teksa flitej për temën e ditës “Portokalli VS Al Pazar”, në emisionin e mëngjesit Chaud Patate, ishte spikerja Suada Daci ajo që hodhi idenë për të ftuar në studio aktorin dhe komedianin Agron Llakaj si dhe zbuloi një anë të tij që nuk e dinim më parë.

Sipas Dacit, aktori i “Al Pazar” është tepër bujar dhe bamirës. Kjo pasi çdo fundvit LLakaj viziton vendlindjen e tij në Memaliaj dhe ia u bën festat më të bukura dhe më të qeshura banorëve duke iu paguar borxhet dhe duke u siguruar që të gjithë të kenë një darkë të mirë në mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Madje, ndërkohë që shumë personazhe të njohur publikojnë çdo bamirësi të tyre, me sa duket Agron Llakaj preferon ta mbajë këtë gjest nën zë.

Advertisement