Të ftuar në “Chaud Patate” këtë të hënë ishin djemtë e grupit Alar Band.

Më energjik se kurrë, djemtë folën për muzikën, klipin e ri dhe emisionin “C’est la Vie”, nga ku shkëputëm pjesën kur treguan marrëdhënien me partneren e tyre, Eva Alikajn.

Advertisement

Ata thanë se e duan shumë Evën, pavarësisht se ajo i kishte “çmendur” pak me preferencat e saj muzikore.

“Ja kaluam shumë bukur te “C’est la Vie”, përveçse Eva na çmendi me ato këngët. Marrëdhënia me të ishte shumë, shumë, shumë e mirë, por zgjidhte këngë nga ato, post Enver Hoxha”,- thanë duke qeshur djemtë e Alar Band.

Ndërsa, kur u pyetën për disa nga prapaskenat e spektaklit çunat kujtuan sërish partneren e tyre, aktoren Eva Alikaj.

“Eva gjithmonë para se të dilte në skenë, po mos të ikte 20 herë në tualet dhe po të mos e merrnim ne me autoporlant “Evaaaa… ku je se kemi rradhën, o Eva?” . “Jam në tualet, po vij”, thoshte. Të gjithë mendonin se ajo ikte se vuante nga veshkat, por në të vërtetë ajo këndonte në tualet”,- thanë çunat, duke e mbyllur me frazën: Eva të duam shumë, bëmë shaka deri tani.

Më poshtë mund të ndiqni këngën e re të Alar Band, të titulluar “Fal”.