Charlize Theron qan për Sean Penn

Charlize Theron më në fund është përballur me ndarjen e saj nga Sean Penn.
Aktorja ka qarë ndërkohë që fliste për të në një intervistë për revistën WSJ.
“Ai e kuptonte që unë isha një mama e re dhe që duhej të tregohesha e kujdesshme edhe me djalin tim, për ti treguar se ai nuk do ta kishte babanë pranë por se unë isha e lidhur me një mashkull tjetër. Sean është treguar shumë i kuptueshëm për këtë dhe është sjellë në mënyrë të mrekullueshme”, ka thënë ajo.
Theron tha se të dy kishin dhënë shumë informacion lidhur me ndarjen e tyre dhe madje nisi edhe të qante.
“Publicisti im do më vrasë sepse po jap shumë informacion”, ka thënë ajo ndërkohë që lotët vazhdonin.
Marrëdhënia e ciftit u ndërpre në 2015, ndërkohë që sipas burimeve ka qenë Theron ajo që i dha fund.
“Kur një lidhje përfundon duhet një arsye, por unë ende nuk e di kush ishte arsyeja. Ne ishim në një marrëdhënie që nisi të mos funksiononte më. Të dy vendosëm të ndaheshim. Kaq”, ka përfunduar ajo.

Advertisement