Ligj i ri për armëmbajtjen pa leje

Ministria e Drejtësisë do të hartojë një ligj të ri për armëmbajtjen pa leje. Këtë vendim ka marrë Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Vendimi i Ministrit Manjani, vjen pas vërejtjes së bërë nga Prokurori Përgjithshëm, Adriatik Llalla, që konstatojë probleme me ligjin aktual, që lidhet me veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje”.

Mësohet se pr/ligji i ri do të ketë në thelbin e saj rregullimin e Nenit 278, që flet pikërisht për mbajtjen pa leje të armëve luftarake apo municioneve.
Edhe Gjykata Kushtetuese ka vërejtur në vendimet e saj se Neni në fjalë ka parregullsi.