Çfarë romantiku David…

David ka menduar t’i dhurojë të shoqes një libër ku të tregohet historia e tyre e dashurisë… Awwwww….. Ylli i futbollit dëshironte të gjente një dhuratë speciale për bashkëshorten e tij fashion dhe me këtë ide sigurisht që do të fitojë pikë tek ajo. Kështu ai ka vendosur të shkruajë vetë një dhuratë vërtetë të ndjerë me rastin e 13 vjetorit të martesës më 4 Korrik. Miq të tij kanë treguar se futbollisti ka grumbulluar shumë materiale që prej fillimeve të lidhjes së tyre në 1997-ën. “David është shumë romantik. Ai ka ruajtur tonelata letrash dashurie, bileta kinemaje si dhe të gjithë byrzylykët e fëmijëve në maternitet. Ai ka menduar të vendosë gjithçka në këtë libër prej lëkure e t’ja japë si një dëshmi të kohëve të kaluara së bashku”,- ka rrëfyer një mik i futbollistit.