Çfarë po ndodh mes Fifit dhe Luana Vjollcës?

Zhvillime të reja duket të ketë mes Fifit dhe Luana Vjollcës.

Dyshja që kanë qenë tejet të afërta në bashkëpunim tek ‘Shiko Kush Luan’ duket se në sezonin e tretë të këtij programi nuk do të jenë bashkë.

Advertisement

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fifi përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

‘Ej nanusha, pas gjithë kërkesave dhe pyetjeve që mi keni bo, këtë sezon nuk do jem pjesë e ‘Shiko kush luan’. Arsyeja është Luana Vjollca. Faleminderit’ – ka deklaruar këngëtarja duke ngritur pikëpyetje për atë se çfarë mund të ketë ndodhur.

Megjithatë, Fifi vetëm pak ditë më parë, në fillim të muajit ishte pjesë e ditëlindjes së Luanës dhe nuk besohet se situata është refleksion i ndonjë marrëdhënie të tendosur.

Ndryshe, në sezonin e dytë, Luana pati kthyer Fifin pas dy javësh kritika të ndjekësve që nuk pëlqenin Marsela Çibukajn në rolin e solistes së programit. Se a do të përsëritet historia me protagonisten e re, këtë mbetet ta shohim.