Çfarë po ndodh me djalin që i ndërpreu këngën përfaqësueses së UK në Eurovizion?

Gjatë natës finale të festivalit “Eurovizion”, ndodhi një incident i pazakontë, për të cilin u fol gjatë nëpër media.

Një djalë u fut papritur në skenë gjatë kohës që këngëtarja nga Britania e Madhe po performonte këngën e saj dhe e ndërpreu. Surie po performonte këngën “Storm” kur një djalë vrapoi në skenë dhe i rrëmbeu mikrofonin.

Advertisement

Më pas të gjithë u bënë kuriozë për të mësuar se çfarë do të ndodhte me të pas këtij incidenti.

Ai është liruar me kusht dhe Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) tha se janë në pritje të rezultatit të një hetimi policor për rastin.