Home Celeb Çfarë po ndodh?! Justin dhe Selena sërish bashkë. Ku është The Weeknd?!

Çfarë po ndodh?! Justin dhe Selena sërish bashkë. Ku është The Weeknd?!

0
Çfarë po ndodh?! Justin dhe Selena sërish bashkë. Ku është The Weeknd?!

Selena Gomez dhe Justin Biber ishin një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit, sidomos nga të rinjtë.

Por, lidhja e tyre nuk zgjati shumë, pasi në shkurt të vitit 2016 çifti simpatik vendosi të ndahej. Disa muaj më vonë këngëtarja bukuroshe u pa në krahët e një tjetër këngëtari, The Weeknd. Lidhje kjo e cila mendohet se vazhdon ende dhe sot e kësaj dite, dhe pse nuk janë shfaqur më në publik bashkë.

Megjithatë kohët e fundit mediat po “ziejnë” duke folur për një ribashkim të Selenës me Justin. Këto dyshime kanë lindur pasi ish-çifti i njohur është parë në një restorant në SHBA, ku kanë ngrënë bashkë mëngjesin fundjavën që lamë pas. Sipas fotove të siguruara nga “TMZ” dy këngëtart shfaqen mjaftë të afërt.

Bieber u përpoq të fshihej duke vënë një kapuç, kurse Selena kishte zgjedhur të shfaqej hapur. Kjo është e disata herë që Justin dhe Selena shihen bashkë, por Abel (The Weeknd) nuk shihet gjëkundi. Madje, as natën e së dielës së kaluar, ku Bieber qëndroi deri në mesnatë, The Weeknd nuk u pa fare rreth e rrotull.

Por, pavarësisht se në kemi zakon të flasim para kohë, nuk mund të harrojmë dhe mundësinë e një bashkëpunimi të dy këngëtarëve për ndonjë këngë të re.