Çfarë ndodhi me këngën “Karnaval” të Elvana Gjatës në YouTube?

Festivali i Këngës” këtë vit ka pasur në qendër të diskutimeve këngën e Elvana Gjatës, “Karnaval”. Njerëzit kanë vënë re se videoja e këngës, e ngarkuar në kanalin zyrtar të RTSH-së, shoqërohet me zhurma të çuditshme që pengojnë dëgjimin normal të këngës.

Në një reagim të postuar në Instagram, Elvana Gjata është shprehur e habitur nga kjo situatë, duke theksuar se nuk e di arsyen e këtij problemi dhe nuk ka asnjë mundësi për ta rregulluar, pasi videoja nuk është e publikuar në kanalin e saj personal. “Po vlerësojmë opsionet tona. Ju dua të gjithëve dhe faleminderit që po kujdeseni,” tha ajo.

Advertisement

Në anën tjetër, komentet në YouTube dhe rrjetet sociale janë plot me zemërim nga fansat dhe ndjekësit e festivalit. Një komentues shkroi: “RTSH, çfarë po planifikoni? Mjaft sabotuat këngën!” Ndërsa një tjetër thekson: “Dikush nga RTSH ka bërë edit dhe ka shtuar efekte zanore që nuk kanë kuptim. Ky duket sabotazh!”

Problemi ka ngritur pikëpyetje në lidhje me menaxhimin teknik të festivalit dhe ndikimin që mund të ketë në performancën e artistëve. Njerëzit kërkojnë që videoja të përpunohet dhe të rikthehet në versionin origjinal, duke mos lejuar që një problem teknik të ndikojë në garën për Eurovizion.


Pyetja që mbetet është: a do të ndikojnë këto probleme në performancën e Elvanës në këtë edicion të rëndësishëm të “Festivalit të Këngës”?