Ishte e para nga dhjetë shfaqjet e saj të shumëpritura. Dhe koncerti i parë i Adelës në Mynih u përball me disa vështirësi.

Kjo për shkak se këngëtares iu desh të ndërpriste për pak çaste koncertin pasi nga shiu që ra në vendin ku po zhvillohej koncerti i duhej të ndërronte fustanin teksa u shpreh se ishte i parehatshëm për t’u mbajtur gjatë koncertit.

Advertisement

“Kërcënimi” i motit ishte aq i rëndë sa fansat u këshilluan të kërkonin strehim në ndërtesa dhe të përgatiteshin për më të keqen.

Pavarësisht errësirës mbi qiellin e Mynih, fansat ishin jashtëzakonisht të emocionuar për koncertin që po zhvillohej.

Duke iu drejtuar turmës, ajo tha: ‘Mjerisht më duhet ta zbres këtë fustan të mrekullueshëm sepse është i lagësht dhe i rëndë‘ përpara se t’u thërriste këngëtareve të saj mbështetëse ‘Vajza a mund të më ndihmoni?’

Duke u siguruar që ajo të vazhdojë të argëtojë turmën, Adele tha: ‘Të paktën nuk është bubullimë dhe rrufe. Jezus!’