Home Celeb Çfarë mendimi ka Justin Biber për look-un e ri të Selenës? (Foto)

Çfarë mendimi ka Justin Biber për look-un e ri të Selenës? (Foto)

0
Çfarë mendimi ka Justin Biber për look-un e ri të Selenës? (Foto)

Pas një takimi në shtëpinë e Selenës, disa daljeve për kafe dhe xhirove me biçikletë, u rritën shanset që Justin Bieber dhe Selena Gomez të bashkohen sërish dhe fansat nuk mund të mos ishin më të lumtur se kaq.

Por ata u zhgënjyen pak kur nuk i panë të parakalojnë së bashku në tapetin e kuq të “AMA”-s në fundjavë. Megjithatë, Selena befasoi të gjithë me look-un e saj të ri, flokë të shkurtra dhe bjonda. Ajo gjithashtu performoi “Wolves” në skenën magjike dhe Justin vendosi ta mbështeste në një mënyrë tjetër, duke pëlqyer foton e postuar në Instagram.

Por, Justin edhe e pëlqen këtë ndryshim në look të këngëtares edhe nuk e pëlqen. E themi kështu pasi Selena ka postuar një foto me look-un e ri, dhe Bieber i ka bërë fillimisht like fotos. Më pas ai i ka bërë unlike.

Çfarë ka dashur të thotë autori vallë?