Ditë para se të publikonte albumin e saj të pestë, “Confident”, Demi Lovato ishte bërë e pandashme nga telefoni i saj Samsung Galaxy.
“Dëgjoja këngët e mija dhe mendoja se si do të priteshin nga publiku”, thotë 23-vjecarja.
Po cfarë mban tjetër ajo në cantën e saj Saint Laurent?
“Mbaj gjithnjë me vete makeup-in e syve “City Proof 24HR Waterproof Eye Shadow” të firmës NYC New York Color në ngjyrë argjendi ose të zi. Mund ta përdor edhe në vend të penelit.”
“Asnjëherë nuk mungon në cantën time një inhalator (filtër ajri), pasi jam alergjike dhe në disa raste nuk mund të mbushem me frymë”.
Këngëtarja tregon se mban me vete edhe një vaj thonjsh dhe kutikulash, pasi xheli dhe akriliku ia kanë dëmtuar dhe tashmë kanë nevojë për kurim të vazhdueshëm.
Gjithashtu në cantën e saj gjen: një telefon të dytë (iPhone 6), portofol Hermes ngjyrë blu, celësat e një Mercedes, krem hidratues “Devonne by Demi”, cantë makeup, pashaportë dhe syze Ray-Ban.