Ditën e sotme moderatorja e “Dancing with the Stars” ka dhënë një lajm aspak të mirë, ku ka treguar se po kalon disa momente të vështira.
Bukuroshja 26-vjeçare ka publikuar në foto në Instastory ku shfaqet nëna e saj e shtruar në një spital.
“Të duam shumë mami”- ka shkruar ish-missi bashkangjitur fotos së publikuar me emojin e duarve që luten.
Almeda e ka treguar pothuajse në çdo dalje të saj publike lidhjen e ngushtë që ka me nënën e saj. Urojmë që nëna e saj të ketë një shërim të shpejtë.