Këngëtarja, Rozana Radi, e cila është njëkohësisht dhe moderatore e emisionit investigativ “Boom”, pasditen e djeshme është hasur me një incident të pazakontë.
Një person dashakeq i ka gërrvishur makinën Rozit. Ka qenë vetë këngëtarja që ka treguar ngjarjen e shëmtuar nëpërmjet disa postimeve në InstaStory, ku duket shumë e revoltuar dhe me të drejtë.
“Si mund të jetë kaq i ligë shqiptari? Shikoni si ma kanë bërë makinën. Nuk do lë kamera pa hapur dhe nuk do e lë pa gjetur” ,- ka shkruar Rozana në njërën nga videot e postuara.
“Do vë kamera në makinë, e po se plasa brenda mos më thënçin Rozana. Se di si marrin frymë këta qyqarë” – ka shkruar Rozana duke siguruar se personi i cili i ka bërë këtë të keq do e paguajë me patjetër.
Dhe ta mendosh që kjo ka ndodhur të lagja. Është një tip që se ka për herë të parë. Komshi “qytetar” veç mos të kapsha. Do të plas brenda!,- përfundon Rozana në Story-n e fundit.