Çfarë i bëri bashkë Rihanna-n me Johnny Depp?!

Përfaqësuesit e Johnny Depp kanë konfirmuar se ai do të shfaqet në sfilatën e Rihanna-s në nëntor për markën e saj të të brendshmeve Savage X Fenty. Depp është i ftuari (jo dhe aq) surprizë në shfaqjen e modës, e cila do të transmetohet në Amazon Prime Video më 9 nëntor.

Ai do të jetë në sfilatë përkrah modeleve si Cara Delevingne dhe Irina Shayk, aktorëve si Taraji P. Henson, Sheryl Lee Ralph, Winston Duke dhe Marsai Martin, si dhe këngëtarëve Anitta dhe Burna Boy.

Advertisement

Savage X Fenty dhe marka e bukurisë Fenty Beauty kanë qenë fokusi kryesor Rihanna-s në vitet e fundit, duke e bërë atë miliardere të industrisë.

Ajo së fundmi u rikthye në pop me Lift Me Up, një këngë e re e regjistruar për kolonën zanore të Black Panther: Wakanda Forever, prodhimi i saj i parë muzikor në gjashtë vjet.

Në shkurt, ajo do të performojë në Super Bowl.