Aktori Bes Kallaku është një nga fytyrat më të dashura të publikut shqiptar, i njohur për rolet e tij në show-un humoristik Portokalli prej më shumë se 14 vitesh.

Besi së fundmi deklaroi se nuk do të jetë me pjesë e ”Portokalli” dhe ka sqaruar se kjo nuk ka të bëjë më ndonjë konflikt me regjizorin Altin Basha apo drejtuesit e Top Medias. Sido që të jetë e vërteta, Besi këtë herë duket se do i rikthehet edhe një herë televizionit ku “u rrit”.

Advertisement

Nuk bëhet fjalë për një rikthim të qëndrueshëm, por do ta shohim si të ftuar në emisionin e Luana Vjollcës “Shiko kush LUAN”. Këtë fakt Besi e ka bërë publike në rrjetet sociale përmes një fotoje ku prezanton edhe skuadrën ku bën pjesë këtë të shtunë. Ai shfaqet me Rozana Radin, Valbona Selimllarin, dhe një nga moderatorët Edi Manushi.