Instagram ka tashmë mbi 1 miliardë përdorues por sërish kërkon të rritet.
Kompania është duke menduar gjithmonë për mënyra t♪7 reja si të gjejë tregje të tjera, duke përfshirë vendet ku përdorimi i celularit është i vështirë (zonat e izoluara) dhe krediti për përdorimin e tij është i shtrenjtë. Kështu, për të përmbushur nevojat e këtyre përdoruesve, kompania po sjell Instagram Lite- një version i vogël i Instagram-it, i projektuar më së shumti për telefonat që nuk kanë shumë hapësirë dhe fuqi.
Instagram Lite është shfaqur pa asnjë lloj njoftimi si një aplikacion i vlefshëm për telefonët Android, ku madhësia e aplikacionit, pra hapësira që zë është vetëm 574 kilobajt, shumë më e vogël se Instagrami i zakonshëm me 90 megabajt.
Përmes këtij aplikacioni, mund të postoni foto dhe storie, të cilat fshihen pas 24 orësh, por për momentin nuk ka opsionin e dërgimit të mesazhve.
Një përfaqësues i Instagramit u shpreh se aplikacioni i ri “zë më pak hapësirë në pajisjen tënde, përdor më pak të dhëna dhe punon më shpejt”, por nuk tha nëse do të shfaqte reklama, të cilat janë një shtesë në të dhënat.