Gigi Hadid është një prej modeleve më të kërkuara të momentit.
Vetëm këtë vit, imazhi i Maybelline, ka qenë aktore kryesore e fushatave të Versace, Stuart Weitzman, ka sfiluar në New York, Paris dhe Milano dhe ka zënë kopertinën e Vogue në Gjermani.
Por 21-vjecarja ka edhe synime të tjera në të ardhmen.
“Do të doja të kisha linjën time të kozmetikëve në ccdo dyqan. Këtë dua të arrij në 5 ose 10 vitet e ardhshme”, ka thënë ajo.
“Frymëzohem shumë nga njerëzit në rrjete sociale. Ata kënaqen shumë me makeup. Shpesh herë i marr si shembuj sepse më pëlqen shumë puna e tyre.”
Hadid njëkohësisht frymëzohet edhe nga Maybelline, me të cilën ka bashkëpunim që prej 2015-ës.