Nëse do bëhej një konkurs për të zgjedhur çiftin shqiptar të vitit 2017, me siguri Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj do ishin pretendentët kryesorë për ta rrëmbyer atë.
Një dashuri disavjeçare e cila u kurorëzua në martesë vjeshtën e këtij viti e pas atyre ceremonive madhështore ata na hynë më shumë në zemër. Ata nuk hezitojnë të ndajnë me ndjekësit e tyre të shumtë foto e video nga jeta e përditshme por foto e fundit është me të vërtetë e mrekullueshme.
Në foton e publikuar në Instagram, Besi dhe Xhensila shfaqen pranë oxhakut dhe pemës së zbukuruar, përqafuar duke përcjellur shumë dashuri dhe ngrohtësi.
Me këtë foto të postuar nga Bes Kallaku, çifti i kanë uruar të gjithëve Krishtlindjen: “Miq, urime Krishtlindjen. Zoti ju bekoftë, edhe uroj t’ju ngrohë zemrat me dashuri. Bekime”.