“Mbaj mend kur mësuesja më gjuante me shkop!” Ermal Meta rrëfen për Tiranapost historinë e tij me muzikën

Historia e Ermal Metës me muzikën nisa para rrugëtimit të tij në Itali, që do të thotë para moshës 12-vjeçare. Çdo gjë që ka mësuar sot këngëtari i njohur shqiptar i ka falë vullnetit të tij, pa shkollë dhe pa kurse. Në një rrëfim ekskluziv për “Tiranapost.al”, Ermal Meta rrëfen se viti i vetëm në shkollën e muzikës ishte gjatë kohës kur jetonte në Fier dhe kujtimi që ka nga ajo kohë nuk është i këndshëm.

“Mbaj mend vetëm atë shkopin e gjatë që kishte mësuesja e pianos dhe godiste tek duart. Në Itali pastaj nuk kam bërë shkollë muzike. Pianon e vazhdova vetë, edhe kitarën gjithashtu”, tregon Meta në një intervistë me gazetaren Iva Tiço.

Advertisement

Por dashuria për muzikën e ndoqi edhe përtej oqeanit. Sebep për të vazhduar ëndrrën e tij të fëmijërisë u bë një tastierë e vogël që iu dhurua motrës nga nëna, por e përvetësoi ai.

“Ka shumë njerëz që kanë studiuar vetë. Mjafton ta kesh pasion. Mamaja ime bleu një tastirë për motrën, se donte që ajo të bëhej violiniste. Por motrës nuk i interesonte fare violina dhe ajo mendoi se mund t’i interesonte pianoja, ndaj dhe bleu një tastirë të vogël. Atë tastirën brenda dy ditësh e mora unë. I thashë është OK. Lerë ti se është puna ime kjo”, tregon Ermal Meta./ Tiranapost.al