Ceki – Kryeministri do te vizitoje Kosoven e Serbine muajin e ardhshem

Kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek, muajin e ardhshëm do të vizitojë Kosovën dhe me pas Serbinë në kuadër të angazhimeve të Çekisë që të realizojë njërin nga prioritetet e vëna si përparësi gjatë kryesisë së radhës, përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo është bërë e ditur nga Presidenca e radhës e Çekisë, sipas së cilës Topolanek do të vizitojë edhe Beogradin, për të shprehur mbështetjen e vendit të tij për integrimet e Serbisë në BE.