Reperja Cardi B është shtatzënë me fëmijën e saj të parë, por si çdo shtatzëni është duke hasur problemet e veta.
25-vjeçarja përmes një statusi në Twitter ndau një eksperiencë të keqe që po kalon në lidhje me makthet që shikon gjatë natës.
“Mirë, një gjë që nuk më pëlqen në lidhje me shtatzëninë janë këto ëndrra të çuditshme, të çmendura, të frikshme që kam pasur. I urrej ato. Zgjohem në mes të natës. Është gjëja më e çuditshme”, tha Cardi.
Ok soooo one thing i don’t like about pregnancy is these weird,crazy ,spooky dreams i be having .I hate them .I be waking up in the middle of the night out my naps .Is the weirdest thing .
— iamcardib (@iamcardib) May 5, 2018
Reperja është e fejuar me Offset, një prej anëtarëve të grupit Migos, me të cilin pret edhe fëmijën.