Cara Delevingne paska një binjake!

Në botë ka vetëm një Cara Delevingne… por tani është zbuluar edhe një modele që i ngjason shumë.Line Brems, e cila ka sfiluar për koleksionin Vjeshtë 2015 të Louis Vuitton, po tërheq shumë vëmëndje, por jo vetëm sepse është një bjonde bukuroshe.

Edhe vetë Brem e ka pranuar ngjashmërinë mes dy modeleve. “Të dyja kemi vetulla të trasha dhe me sa duket edhe të njëjtën ngjyrë flokësh. Por në fund unë dukem si vetja ime dhe Cara duket si Cara”, ka thënë ajo.

“Megjithatë jam e nderuar që më krahasojnë me të. Cara është e mrekullueshme.”

Ndërsa për vajzat që duan të kenë vetulla si të sajat ajo thotë “vetullat vetëm i pres ndonjëherë, por nuk i heq. I lë të jenë ashtu siç janë vetë.”