Cara Delevingne nuk tërhiqet pas kur bëhet fjalë për cënimin e privatësisë së saj.
Bukuroshja britanike ka përdorur rrjetin social “Twitter” për të “kërcënuar” një paparac, i cili është përpjekur të fotografonte poshtë fustanit të saj, ndërkohë që ka qënë e pranishme në një koncert në Londër.
“Nëse nesër publikohet një fotografi e të pasmevetë mia, sinqerisht ju kërkoj ndjesë”, ka shkruar Cara në Twitter.
“Disa të ashtëquajtur qënie njerëzore u përpoqën të fotografonin poshtë fustanit tim… Por në rregull, mirëserdhët, ndonjë sygjerim? Vezë?”, shkruan ajo duke lënë kështu të nënkuptohet se herën tjetër, paparacët duhet të bëhen gati pasi nëse e teprojnë, do të goditen me vezë.