Nënë Tereza do të shpallet shenjtore, Papa Françesku i njeh mrekullinë e dytë

Në shtator të vitit 2016, Nënë Tereza do të shpallet shenjtore, vendim ky i  marrë nga Papa Françesku, i cili i ka njohur asaj mrekullinë e dytë.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Avvenire”, e cituar nga BBC dhe të gjitha mediat italiane. Pak ditë më parë, me një votim unanim Kongregata e Shenjtë vendosi për këtë.

Advertisement

Mrekullia lidhet me rastin e një 35-vjeçari me tumor në tru, i cili u shërua në mënyrë ta pashpjegueshme. Tumori është zhdukur dhe personi i sëmurë është larguar nga kujdesi intensiv. Sakaq, mjekët besohet të jenë habitur nga shërimi i këtij personi, duke bërë që dy zyrtarë nga Vatikani të shkojnë dhe të interesohen me tepër për këtë rast.